Për ne

Këshilla rreth gomave

Si të kujdesemi për gomat tona?

Gjendja e gomave tuaja është një nga gjërat më të rëndësishme për një vozitje të sigurt. Çfarë duhet të bëjmë që të kujdesemi për gomat tona, automjetin tonë dhe jetët tona?

Ju këshillojmë të ndiqni këto pesë rregulla të arta, për performancë të sigurt dhe një jetë më të gjatë e të dobishme për gomat tuaja:

  1. Kontrolloni presionin e gomave tuaja rregullisht. Inflacioni i pabarabartë i gomave ndikon në cilësinë e ngarjes së automjetit tuaj, si dhe ndikon në konsumin e pabarabartë të gomave.
  2. Ndërroni pozicionet e gomave tuaja nga boshti i parë tek boshti i prapëm pas çdo 5.000 deri 10.000 kilometra. Mos harroni të kontrolloni presionin e gomave kur ndërroni gomat.
  3. Kontrolloni nëse gomat janë montuar në drejtimin e duhur, sic është e shënuar në goma. Nëse gomat janë të montuara kundër drejtimit të tyre të përcaktuar në goma, cilësitë e tyre lëvizëse nuk do të jenë më të mirat në të gjitha kushtet.
  4. Vozisni qetë! Frenimi i menjëhershëm dhe goditjet anësore në cepa dhe kënde shkurtojnë jetën e përdorimit të gomave. Vozisni të sigurt dhe shmangni reagimet e menjëhershme jo vetëm për të qenë më të sigurt por edhe për të rritur jetëgjatësinë e gomave tuaja.
  5. Kur ndërroni gomat, kontrolloni gomat tuaja të vjetra për konsum të pabarabartë. Kujdesuni që gomat të jenë montuar në mënyrë korrekte. Nëse nuk jeni të sigurt për gjendjen e gomave tuaja apo për montimin e tyre, drejtohuni tek specialisti i tyre.

KËSHILLOJMË TË BËNI KUJDES

  • Kontrolloni presionin e ajrit të gomave minimalisht një herë në 15 ditë;
  • Mos vozisni me shpejtësi të madhe në sipërfaqe të lagura;
  • Shmangni goditjen e gomave në skajet e trotuareve dhe në sipërfaqe të mprehta;
  • Kontrolloni rregullisht shtrëngimin e bulonave të gomës;
  • Gomat që kanë thellësi më të vogël se 1.6mm duhen ndërruar menjeherë;
  • Shmangni përdorimin e detergjentëve ose materialeve pastruese që përmbajnë naftë për pastrimin e gomat tuaja;
  • Përdorni goma dhe fellne me dimensionet e miratuara nga prodhuesit e makinave.

TEKNOLOGJIA E GOMAVE

Goma e drejtimit

Gomat e drejtimit duhet të jenë të montuara në atë mënyrë që rotacioni i treguar me shigjeta në gomë kthehet në drejtimin e rrotullimit të fellneve.

 

Gomat asimetrike

Gomat asimetrike duhet të montohen në anën korrekte të gomes, përbrenda, më saktësisht në anën e jashtme të makinës. Në këtë rast, muri i gomës brenda është i identifikuar me fjalët: "Ana e kthyer përbrenda".

 

Gomat e kombinuara

Gomat e kombinuara janë të dyja: të drejtimit dhe asimetrike. Këto goma duhet të jenë të montuara në atë formë që drejtimi i rrotacionit i treguar nga shigjetat kthehet në drejtimin e rrotullimit të fellneve dhe muri anësor të jetë i montuar përbrenda, respektivisht i drejtuar në anën e jashtme të makinës.

Gomat me këto karakteristika duhet të kenë muret e identifikuara me fjalët: "Ana e drejtuar jashtë" dhe "Ana e drejtuar brenda" për t'u siguruar në montimin e tyre.

 

Goma rezervë

Kur e zëvendësoni gomën standarde, pavarësisht dallimit nëse është e kombinuar, e drejtimit apo asimetrike, rekomandohet që goma të jetë e të njëjtit dizajn, duke ndjekur rregullat e cekura më lartë.

Në rast nevoje për vendosjen e gomës rezervë, si zgjedhje e përkohshme deri në rastin e ndërrimit të gomës së saktë, rekomandohet:

  • Zvogëlimi i shpejtësisë, veçanërisht në rast shiu dhe bore;
  • Vendosja e gomës korrekte sa më shpejt që është e mundur.

Indeksi i Ngarkesës

Indeksi i ngarkesës është njësia në bazë të së cilës përcaktohet pesha që mund të mbajë një gomë. Në lidhje me këtë sipas Rregulacionit Evropian ECE-R 30, madhësia e dizajnuar për makinat për pasagjer është e përcjellur nga një sërë përshkrimesh që përmbajnë edhe Indeksin e Ngarkesës, edhe simbolin e shpejtesisë.

 

Kapaciteti maksimal i ngarkesës është i caktuar nga Indeksi i Ngarkesës. Shkalla e vendosur më poshtë tregon raportin mes Indeksit të Ngarkesës (LI) dhe vlerave ngarkuese në kilogram (kg).

 

TEKNOLOGJIA E GOMAVE

Mirëmbajtja

Eshtë e rëndesishme qe periodikisht ti kontrolloni gomat tuaja. Ketu mund të mesoni për rrotullimet, balancimet, shtresen mveshëse dhe aspektet tjera kyqe të gomave tuaja.

Inflacioni i gomave

Kontrolloni inflacionin e gomave tuaja së paku dy herë në muaj. Fryerja e gabuar e gomës mund të shkaktoj çrregullime në shtresat e gomës, që mund të çojnë deri tek nxemja e tejkaluar, ose deri tek më e keqja, humbja e ajrit.

Kontrollimi i shtresës së gomës

Kontrolloni shtresën e jashtme të gomës për të parë nëse goma ka nevojë per ndërrim. Indikatorët e mbështjellësit janë të vendosur në pjesën e poshtme të kanaleve në shumë regjione të gomës.

Kur një gomë dallohet që është e hargjuar nga shtresa, kur krijohet shtresa e lëmuar atëherë është koha për të ndërruar gomën.

Balancimi i gomës

Gomat duhet të jenë të balancuara kur montohen. Gomat e pabalancuara mirë, shkaktojnë vibrim/dridhje që çon deri tek lodhja e hershme dhe presion të panevojshëm në gomë.

TË DHËNA TË RËNDËSISHME PËR GOMËN

 

SHTRESAT PËRBËRËSE TË GOMËS

 
 
Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët