30.07.2018.
1. Lehtëson lubrifikimin e motorit
Imagjinoni të gjitha pjesët lëvizëse, pistonat, valvulat dhe pjesët e tjera të motorit që lëvizin me ritme të shpejta nën kapakun e një makine. Këta përbërës krijojnë nxehtësi dhe konsumojnë motorin në mënyrë dramatike nëse nuk e kanë sasinë apo kualitetin e duhur të vajit. Sigurohuni t'i referoheni manualit të automjetit për të parë se cfarë lloji dhe sasie e vajit rekomandohet që gjithcka të funksionoj siç duhet.
2. Ftohë pjesët e motorit
Pjesët e lëvizshme që nuk kanë lubrifikim të duhur krijojnë fërkime, të cilat krijojnë nxehtësi. Ruajtja e sasive të pastra dhe të mjaftueshme të naftës është zgjidhja e përkryer për të parandaluar shumë fërkime dhe ngrohje të tepruar të motorit.
3. Heq grimcat dhe papastertitë nga motori
Grimcat e ndotura janë vdekjeprurëse për motorët. Me kalimin e kohës, papastërtia mund të shkaktojë korrozioni dhe të zvogëlojë jetën e një motori. Gjithashtu me kalimin e kohës, vaji shkrihet dhe kthehet në "llum". Qëllimi është që ta mbani motorin të pastër për t'i lejuar proceset e tjera në mënyrë që automjeti të funksionoj siç duhet.
4. Zvogëlon konsumimin e karburantit
Lubrifikimi i dobët i motorit mund të çojë në rritjen e konsumit të karburantit, prandaj sigurohuni që të ketë vaj të mjaftueshëm të pastër në motor.
5. Rritet jetëgjatësia e automjetit tuaj
Një motor që punon shumë vështirë do të përfundojë duke pasur më shumë probleme në rrugë, prandaj kujdesuni me kohë që t'i shmangeni çdo pengese.
- Siguria nuk është lojë!