07.05.2019.
Eurogoma prezantoi modelet e gomave më të fundit 2019 në edicionin e dytë të Prishtina International Autoshow nga 2 deri më 5 Maj, që u mbajt në Sallën e Panaireve në Shkabaj.
Vizitorët patën mundësi t’i shikonin prej së afërmi gomat më sportive dhe kualitative të makinave nga brendet Goodyear, Dunlop, Sava, Fulda dhe poashtu gomat për kamion, agrari dhe dampera nga brendi BKT dhe Chengshan.
Pjesë e panairit ishte edhe brendi slloven i baterive TAB me bateritë e tyre për të gjitha llojet e automjeteve.
Përveq gomave dhe baterive në hapësirën e tyre së bashku me Amck Kosova sollën edhe simulatorët ku të gjithë vizitorët e të gjitha moshave patën mundësinë të përjetojnë adrenalinën virtuale të pistave më të njohura botërore.
Lojë shpërblyese për të rritur dhe fëmijë ku të gjithë patën mundësinë të fitojnë dhurata të ndryshme nga Eurogoma.
Ne falenderojmë të gjithë klientët tonë besnik që na vizituan dhe u bënë pjesë e kësaj përvoje të bukur.
Shihemi në edicionin e ardhshëm!