Lajme
Mbrapa

Mirëmbajtja e makinës gjatë verës

15.03.2018.
 

Kontrolloni presionin e gomave


Kur ndryshojnë temperaturat, presioni i gomave rritet. Temperaturat e ftohta shkaktojnë që presioni i gomave të bjerë, përderisa temperaturat e nxehta shkaktojnë që presioni i gomës të rritet.
Sigurohuni që gomat tuaja të kenë presionin e duhur. Vlerën e rekomanduar për gomën tuaj e gjeni në manualin e veturës tuaj.
 
Gomat me presion të ulët të ajrit janë veçanërisht problematike pasi ato kanë tendencë për të ulur konsumin e karburantit dhe të konsumohen më shpejtë.
Në raste më ekstreme, kombinimi i nxehtësisë dhe presionit të ulët mund të shkaktojë plasaritjen e gomave.
 
Matni presionin e gomave në mëngjes
 
Presioni i gomave duhet të matet gjithmonë në gomë të ftohtë. Ekspertët këshillojnë se në verë gjithmonë duhet t'i kontrolloni gomat në mëngjes.
 

Mos e mbushni veturën plotë me karburant

Rreziku qëndron kur benzina ose nafta dalin jashtë. Është e dëmshme per mjedisin dhe në rastin më të keq mund të çojë deri në zjarr.

 
Kontrolloni ftohësin për ujë
 
Para se të shkoni për pushim, përshkak të temperaturave të larta, duhet ta shikoni edhe një herë rezervarin e ftohësit.
 
Kontrolloni vajin
 
Për të parandaluar dëmtimin e motorit, shoferët duhet të kontrollojnë rregullisht nivelin e vajit dhe gjithmonë të ndryshojnë vajin plotësisht në kohë sipas specifikave të prodhuesit të makinave.
 
Kontrolloni baterinë
 
Nëse jetoni me një vend të ftohtë me siguri e keni përjetuar hargjimin e baterisë më shumë se një herë. Por, edhe ngrohja mund të jetë një faktor që bateria të mos ndizet më. Ngrohja e bënë që lëngu i cili gjindet në bateri të zhduket ngadalë, gjë që mund të cojë deri në korrozion. Pra nëse ka kaluar një kohë prej se e keni blerë baterinë tuaj shkoni në një punëtori të besueshme dhe le ta shikojnë profesionistët atë.
 
 
Kontrolloni sistemin e kondicionimit të ajrit
 
Në çdo ndërrim stine kontrollojeni sistemin e kondicionimit të ajrit.
Asnjëherë mos e drejtoni sistemin e kondicionimit të ajrit direkt në personin fizik edhe pse në kushtet 40 gradë duket e këndshme. Gjithmonë e poziciononi në atë mënyrë që ajri i freskët të hidhet mbi shpatullat e shoferit dhe udhëtarit të parë. Dallimi ndërmjet temperaturës së brendshme dhe të jashtme nuk duhet të kalojë gjashtë gradë.
Për kontrollin e klimës në brendësi të automjetit, nevojitet edhe klima e ftohësit dhe qarku i ftohjes.
Përzierja e ajrit të ftohtë dhe të ngrohtë mundëson krijimin e kushteve të dëshiruara klimatike krejtësisht të pavarura nga kushtet e jashtme.
Kjo bën sistemin e kondicionimit një faktor thelbësor për sigurinë dhe rehatinë në udhëtim.
 

- Siguria nuk është lojë!

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët