20.03.2018.
PIRELLI – “Fuqia është asgjë pa kontroll”
Është një nga 5 prodhuesit më të mëdhenj të gomave në botë. E themeluar në Itali në vitin 1872. Në vit gjenerojnë më shumë se 3.6 miliardë euro. Sportiviteti, teknologjitë e fuqishme dhe të sigurta, si dhe performanca e shkëlqyer janë tiparet kryesore të gomave Pirelli. Ky brend prodhon goma për: makina, autobuse, kamioneta të lehta dhe motoçikleta.
Viteve të fundit Pirelli është përqendruar në prodhimin e gomave OE , kështu duke lidhur kontrata milionëshe me kompanitë lidere të makinave. Qëllimi tjetër është ecuria e prodhimit ekologjik. Përdorimi i materialeve efikase ekologjike, shkurtimi i distancave të frenimit janë qëllimi kryesor i ketij brendi. Heqja dorë nga përdorimi i derivateve të naftës në prodhimin e gomave dhe fillimi i prodhimit ekologjik dhe miqësor ndaj ambientit është ajo qe kërkohet.
Michelin - “Një rrugë më e mirë përpara”
Një jetë e gjatë shërbimi me konsum të ulët karburanti - kjo është ajo që i veçon gomat MICHELIN. E themeluar në vitin 1891, kompania është një nga prodhuesit më të suksesshëm të gomave në botë.
Gama e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë tradicionale franceze është jashtëzakonisht e larmishme. Michelin bënë furnizimin me goma për: makina, biçikleta, motoçikleta, kamionë, automjete komerciale dhe bujqësore, aeroplanët si dhe për anije. Përveç prodhimit të gomave, Michelin është gjithashtu një nga botuesit kryesorë në botë të udhërrëfyesve të rrugës, udhëtarëve dhe udhëzuesve të restoranteve. Kualiteti, siguria dhe komoditeti qe ky brend ofron me produktet e veta, na bënë ne si kompani që ta kemi pjesë të gamës sonë të gjerë të produkteve.
MICHELIN si një fuqi ekonomike dhe kompani inovative e fortë
Me një prodhim vjetor prej 150 milionë goma në mbarë botën dhe një qarkullim vjetor mbi 14 miliard euro (që nga viti 2009), çdo gomë e pestë në botë i takon Grupit Michelin. Grupi Michelin punëson rreth 109,000 njerëz në më shumë se 70 vende prodhimi në të gjithë botën. Pesë fabrika të kompanisë Michelin janë të vendosura në Gjermani. Përveç zhvillimit të teknologjive inovative të gomave, Michelin gjithashtu zbaton gjithnjë e më shumë njohuritë e veta nëpër disiplina për sistemet e asistencës së shoferit, si bashkëpunimi me Robert Bosch GmbH.
Continental – “E ardhmja në lëvizje”
Vlerësuar rregullisht në revistat tregtare me notat më të mira, është një nga prodhuesit më tradicional të gomave me teknologji gjermane. Continental u themelua në vitin 1871 dhe gjeneron shitje vjetore prej më shumë se 20 miliardë euro në vit. Si një korporatë globale, Continental ofron gamë të gjerë të gomave me rreth 220,000 punëtorë në 55 vende të botës.
Çdo makinë e katërt e re përdorë goma - Continental.
Për momentin, Continental posedon 25% të automjeteve të reja evropiane ex-fabrikë me modelet e gomave, duke u renditur e katërta ndër prodhuesit më të suksesshëm të gomave në botë. Conti aktualisht operon me 40 fabrika në pesë kontinente, si dhe qendra të ndryshme kërkimore.
Zhvillimi i vazhdueshëm i produkteve continental dhe standardet më të larta të sigurisë janë ndër parimet themelore të prodhuesit të njohur të gomave. Duke punuar ngushtë me Porsche dhe Daimler, Continental ishte në gjendje të arrinte rekorde me shpejtësi të lartë në garat e ndryshme automobilistike, të lidhura ngushtë me një listë të gjatë fituesish në Grand-Prix.
Bridgestone – “Rrugëtimi juaj, Pasioni ynë”
E themeluar në Japoni në vitin 1931. Si një nga pesë prodhuesit më të mëdhenj të gomave ndërkombëtare, Bridgestone është i njohur për teknologji të lartë të gomave. Kjo kompani ishte furnizuesi i vetëm për Formula 1 nga viti 2007 deri në vitin 2010.
Për trafikun rrugor, Bridgestone gjithashtu prodhon modele të gomave të cilësisë së lartë për BMW, të cilat janë të pajisura, për shembull, me të ashtuquajturën teknologji të sheshtë. Prodhon goma të modeleve të ndryshme të gomave për sektorin industrial, motoçikletat, makinat, kamionët, automjetet bujqësore. Bridgestone ka një departament të zhvillimit dhe kërkimit që vazhdimisht punon në optimizimin e produkteve të ndryshme.
Goodyear - “ Të krijuar për t'u ndjerë mirë”
Si një nga pesë prodhuesit më të suksesshëm të gomave në botë, kompania amerikane Goodyear ka më shumë se 120 vjet në historinë e prodhimit të gomave. E themeluar në vitin 1898, kompania jo vetëm që bëri goma për automobila, ajo ne vitin 1911 prodhoi gomat e avionëve.
Kërkimi i vazhdueshëm i risive në fushën e teknologjisë së gomave bëri që në vitin 1987, Goodyear të lejohet të shoqëroj misionin në Hënë për aspektin e teknologjisë së gomave. Për këtë, kompania ka zhvilluar modele të gomave që ishin të përshtatshme me shpejtësi rrotulluese mbi 240 km/h.
Ndër modelet më të njohura te Goodyear janë:
- Goodyear Excellence
- Goodyear Eagle
- Goodyear RunOnFlat.
Me rreth 70,000 punëtorë në më shumë se 60 objekte në mbarë botën, Goodyear ka ndërtuar një rrjet ndërkombëtar shitjesh. Qendra e prodhimit të gomave tradicionale aktualisht gjendet në Ohajo, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Goodyear ka vendosur standarde krejtësisht të reja me gomat e saj RunOnFlat. Për shkak se këto goma të mundësojnë një udhëtim të vazhdueshëm pa rrezik pavarësisht dëmtimit të gomave. Ky tipar është përdorur nga shumë prodhues të makinave për furnizimin fillestar të modeleve me cilësi të lartë.
Goodyear ka qenë i pranishëm në Evropë që nga viti 1912 dhe zhvillon goma për të gjitha llojet e automjeteve.
Qendra evropiane e prodhimit të gomave aktualisht gjendet në Bruksel, pranë së cilës është Qendra Teknike Goodyear Colmar-Berg (Luksemburg). Kjo vepron si një qendër zhvillimi dhe kërkimi për zonën evropiane dhe aziatike. Një tjetër qendër teknike dhe zonë testimi gjendet në Mireval (Franca jugore).