Lajme
Mbrapa

Si të kujdesemi për gomat e veturave?

25.03.2024.
 

Gjendja e gomave tuaja është një gjërat më të rëndësishme për një vozitje të sigurt.

Çfarë duhet të bëjmë që të kujdesemi për gomat tona, automjetin tone dhe jetet tona?

Ju këshillojmë të ndiqni këto pesë rregullat e arta, për performancë të sigurt dhe një jetë më të gjatë e të dobishme për gomat tuaja:

1. Kontrolloni presionin e gomave tuaja rregullisht. Inflacioni i pabarabartë i gomave ndikon në cilësinë e ngarjes të automjetit tuaj si dhe ndikon në konsumin e pabarabartë të gomave.

2. Ndërroni pozicionet e gomave tuaja nga boshti i parë tek boshti prapëm pas çdo 5.000 deri 10.000 kilometra. Mos harroni të kontrolloni presionin e gomave kur ndërroni gomat.

3. Kontrolloni nëse gomat janë montuar në drejtimin e duhur, sic është e shënuar në goma. Nëse gomat janë të montuar kundër drejtimin e tyre të përcaktuar në goma, cilësitë e tyre lëvizëse nuk do të jenë më të mirat në të gjitha kushtet.

4. Vozisni të qetë! Frenimi i mënjëhershëm dhe goditjet anësore në cepa dhe kënde shkurtojnë jetën e përdorimit të gomave. Vozisni të sigurt dhe shmangni reagimet e menjëhershme jo vetëm për të qenë më të sigurt por edhe për të rritur jetëgjatësinë e gomave tuaja.

5. Kur ndërroni gomat, kontrolloni gomat tuaja të vjetra për konsum të pabarabartë.

Kujdesuni që gomat të jenë montuar në mënyrë korrekte. Nëse nuk jeni të sigurt për gjendjen e gomave tuaja a për montimin e tyre drejtohuni tek specialistit.

 

Të gjita këto shërbime i gjeni te Euro Goma, në krejtë Kosovën!

Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët