Ofertë Speciale

Ofertat momentale

Tyre life nga Eurogoma dhe Pirelli  Tyre life nga Eurogoma dhe Pirelli Programi vlenë pas blerjes së katër gomave Pirelli (përveç gomave Run-Flat dhe për kamiona të lehtë) në pikat e shitjes të cilat marrin pjesë në promovimin e programit Tyrelife.

RREGULLAT E PJESËMARRJES

- Ky program aplikohet vetëm për vetura personale ose persona juridik. Veturat për përdorimin publik ku nënkuptohen veturat taksi, janë të përjashtuara nga ky promocion. Vendi i shitjes nga i cili merr pjesë në program bën ndërrimin e gomave të të njëjtit lloj dhe dimension në rastet kur goma e përdorur nuk mund të rregullohet pas dëmtimeve të shkaktuara:
- Nga shpuarja;
- Goditja e trotuarit;
-Zjarri apo ndonjë pengesë tjetër.

Garancioni i prodhuesit dhe pikës së shitjes mbeten në fuqi në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zëvendësimi mund të kërkohet në afat dhe në përputhje me kushtet e përcaktuara më poshtë:
- Brenda 12 muajve nga data e blerjes, goma e dëmtuar do të zëvendësohet me gomë të të njëjtit lloj dhe dimension.

PARAKUSHTET E ZËVENDËSIMIT TË GOMAVE

Ndërrimi falas i gomave i nënshtrohet kushteve vijuese:
1. Nëse dëmtimi i gomës nuk është shkaktuar qëllimisht;
2. Profili i mbetur i gomës duhet të jetë më i madh se 1,6mm; të përdoret si duhet, në përputhje me rregullat dhe specifikimet teknike të përcaktuara nga Pirelli dhe/ose vendi shitjes që merr pjesë në programin e Tyrelife;
3. Blerësi dorëzon gomën në vendin e shitjes e cila merr pjesë në programin Tyrelife dhe miraton lënien e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi;
4. Kartela Tyrelife nuk i jepet palëve të treta dhe jepet në shqyrtim gjatë kontrollit apo zëvendësimit;
5. Fatura me të cilën dëshmohet blerja e gomës duhet të ruhet dhe të jepet në shqyrtim në momentin e zëvendësimit;
6. Mundësia e zëvendësimit të gomës falas është në dispozicion për njërën nga katër gomat që ka blerë blerësi përfundimtar.

UDHËZIMET DHE ZBATIMET E PROGRAMIT TYRELIFE

Pas blerjes së gomave në vendin e shitjes e cila merr pjesë në programin Tyrelife, nga blerësi përfundimtar do të kërkohet email adresa ose numri i telefonit (për të qenë në gjendje të pranoj njoftime për kontrollin falas).

Të punësuarit në vendin e shitjes duhet të kërkojnë nga blerësi përfundimtar të plotësoj formularin Pirelli dhe ta nënshkruaj miratimin për përdorimin e të dhënave dhe atëherë do t'i jepet kartela Tyrelife.

Kushtet e përditësuara dhe nënshkrimi i plotë i punëtorisë që marrin pjesë në program, janë në dispozicion në: https://www.pirelli.com/tyres/en-ww/contact-us?country=KV.


Shporta ime
 
Shporta është e zbrazët